Fatos Nano në orë të vështira për jetën

Ndërsa të mërkurën u dha lajmi se gjendja e ish liderit historik të PS, Fatos Nano, po shkonte drejt përmirësimit, një mesazh i sotëm i pasardhësit të tij, kryeministrit Rama, i ka rënë këmbanave të alarmit. Në një postim ku shpallte se e nderonte Nanon me dekoratën e “Yllit të mirënjohjes”, shefi i qeverisë thoshte hapur se ai po kalon “orë të vështira” dhe se “është në luftë për jetën.

Ish kreu i PS në vitet ‘1991-2005  u shtrua para dy ditësh në pavionet e një spitali privat dhe lajmi që u dha është se gjendja e tij ishte aq e rënduar sa i duhej të shkonte drejt e në reanimacion për t’u intubuar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej