Ferdinand Xhaferraj: Saliu s’ka shans të sjellë PD në pushtet

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, ka deklaruar se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shkuarën e tij politike. Xhaferraj tha se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ato nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha.

Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me hallin qytetar. Berisha godet rininë, u thotë që ju nuk mundeni dhe ja po kthehem unë”, tha ai.

Ai vijoi me tej duke thënë se opozita është e dobët  nga pikëpamja elektrorale për shkak të Berishës.

“Lidershipi nuk mund të jetë as Berisha dhe as Meta. Duhet krijuar një platformë opozitare dhe një hark i gjerë opozitare. Ne jemi më të dobët nga pikëpamja elektorale nga Berisha po jemi më të fortë për të paraqitur një alternativë”, u shpreh Xhaferraj.

Duke u ndalur tek zhvillimet politike në lidhje me verifikimin e politikanëve të cilat kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, Xhaferraj tha se është i domosdoshëm.

‘Verifikimi i politikanëve është i domosdoshëm. Duhet të ndahemi nga e shkuara, me shprehje se ashtu ishte koha nuk mund të kalohet. Është momenti, nuk mundet shoqëria shqiptare të pajtohet pa u vendos drejtësia”, u shpreh Xhaferraj në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej