Fidel Ylli kërkoi rihapjen e basteve sportive, Tabaku ironizon Ramën: “Njeriu i Kuranit” ndryshon mendjen!

Kërkesa e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, për një mbledhje me qëllim diskutimin e rihapjes së basteve sportive në vendin tonë, ka ngjallur mjaft debate kohët e fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama kur thotë se: “Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre”.

Sipas Tabakut, është e pakuptueshme se çfarë e ka bërë Ramën të ndryshoj mendje 4 vjet pasi u thoshte shqiptareve se pronarët e basteve ishin të gjithë kriminel.

Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje?!”, shkruan Tabaku.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej