Fije të zeza/ Si e mori Endri Meksi monopolin e basteve? Roli i shefes së Fidel Yllit, Dhurata Meksi

Nuk ka asnjë dyshim, që rikthimi i “Basteve Online” në shtator, është paracaktuar si biznes monopol i familjes së kryeministrit Edi Rama, familjes së ish- kryeministrit Aleksandër Meksi dhe Fidel Yllit, si maskë zyrtare me logon e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Këta e kanë përzgjedhur Fidel Yllin, si “nyja e zezë” lidhëse e zullumeve që kanë bërë Aleksandër Meksi dhe Edi Rama, duke futur në pjesë edhe “lavatriçen” Dajlan Avdia.

Fidel Ylli ka pasur lidhje të vjetra punësh të pista me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi gjatë pushtetit të firmave piramidale, i njohur si “Kompetenti i Sudes”, ndërsa Fideli ishtë “Yll” për pazaret me tokat, trojet dhe sidomos me kontrabandën, trafikun e drogës e qenieve njerëzore.

Pas lënies së detyrës si badigard i Gramoz Ruçit kur ishte Ministër i Brendshëm, Fidel Ylli u bë shef i trup rojeve të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, kohë kur bashkë me Dhurata Meksin, mbushte thasët me miliona te fondacioni “Sude”, “Populli”, “Kamberi” e “Xhaferri”, ndërsa fondacionet e tjera “Vefa”, “Gjallica” e “Silva” i kishte Saliu dhe SHIK-u.

Por lidhjet me Meksin i ka mbajtur edhe pas vitit 1997, duke filluar së bashku biznesin e ndërtimit të pallateve e kullave, ku bënin pastrimin e miliardave të vjedhura nga firmat piramidale dhe të ardhurat nga trafiqet e kontrabanda, madje edhe me ndërtime në Kosovë e aksionerë në 2 banka private e lojëra fati.

Ndërsa lidhja e Fidel Yllit me Edi Ramën, ka nisur në vitin 2006, kur e emëroi Kryetar të Sporteve në Bashkinë e Tiranës, por faktikisht e përdorte si ndërtues pallatesh dhe sekser trojesh e lejesh ndërtimi deri në vitet 2009 kur e bëri deputet të PS.

Edhe gjatë 12 viteve deputet, Edi Rama e përdori Fidel Yllin, si sekser për PPP, troje, leje ndërtimi kullash, resortesh e zhvatës tokash në bregdet, nëpërmjet drejtorëve të “Taskë Forcës” Alket Hyseni, Brisida Shehaj dhe Artan Lames së ALUZINI-t e Kadastrës.

Ndërsa më pas, Edi Rama e emëroi Kryetar të Komitetit Olimpik Shqiptar, duke e përdorur si “tellall” për rihapjen e basteve, skenar të cilin Fidel Ylli e filloi qysh kur ishte deputet, në maskën e gjoja financimit të sporteve.

Ky projektligj pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare, por publikisht opozita ka shprehur rezerva. Si demokratët dhe Partia e Lirisë e akuzojnë Kryeministrin për mungesë koherence pasi brenda 4 vitesh vjen me dy qëndrime të ndryshme për bastet online.

Monopolin e këtyre të fundit do ta ketë “kompetenti” i PPP-ve Edi Rama, që e ka përcjellë tek i vëllai Olsi Rama; dhe “kompetenti” Aleksandër Meksi i Sudes, që e ka pëcjellë tek i biri, Endri Meksi.

Prej 6 vitesh, Olsi Rama e Endri Meksi janë ortakë te koncesioni monopol i rrjetit “Moligix”, për monitorimin e lojërave të fatit, ku administratore është Dhurata Meksi, shefja e Fidel Yllit gjatë zhvatjes së thasëve me miliona te firmat piramidale.

Pjesë e basteve është edhe Fideli e ortaku i tij Dajlan Avdia, njohur si “Merimanga” e lojërave të fatit dhe ndërtues i kullave në qendër  të Tiranës, i cili prej 10 vitesh është me mbiemër “Abdi”, të ndryshuar si personazh trafiqesh droge e pastrimi parash në Gjermani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej