Fillon “numërimi” mbrapsht për Metën e Berishën/ Ligji kundër spiunëve: Të premten nis diskutimi i 4 ligjeve të reja edhe për komunistët

Shumica socialiste avancon përpjekjen për ti çuar parlamentit amendimet e disa ligjeve, që synojnë ndalimin dhe ndërprerjen e mandatit atyre zyrtarëve nëse u faktohet se kanë dosje bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit.

Top Channel mëson se të premten ora 11:00 kryetarja kuvendit Lindita Nikolla do të mbledhë konferencën e kryetarëve.

Në agjendën dërguar pjesëmarrësve në konferencën e kryetarëve, është përcaktuar për diskutim amendimi ligjit për dekriminalizimin, ai për partitë politike si dhe dy projektligje propozuar nga autoriteteti dosje.

Të premten do të diskutohen për të kaluar fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare edhe projekt ligji i  depozituar nga fraksioni Alibeaj në PD që synon dekomunistizimit.

Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë për kalimin ose jo në komisionet parlamentare të këtyre mendimeve.

Debati 30 vjeçar për dosjet e ish sigurimit u riaktivizua,  javët e fundit të Korrikut pasi autoriteti dosjeve i  dërgoi një shkresë kuvendit ku thuhej se një politikan i  rëndësishëm me inicialet IM ka bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit.

Aludimet dhe debatet  u përqendruan tek ish presidenti Ilir Meta,  i cili në mënyrë të vazhdueshme e mohon të ketë bashkëpunuar me ish sigurimin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej