Firmoset kontrata, Shqipëria shpenzon 6 mln dollarë për 2 satelitë; do monitorojnë parcelat me hashash

Ditën e sotme është bërë prezantimi i shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një komunikim për mediat ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata 6 milion dollarëshe e shërbimit satelitor.

Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale dhe do të zbulojnë parcelat me hashash.

“Imazhet satelitore do sigurojnë një mbulim të plotë të informacionit. Përveç marrjes së imazheve, ky shërbim do të bëjë dhe analizë informacioni. Agjenci Kombëtare e mbrojtjes civile do të marrë informacion lidhur me lumenjtë, urat, godinat, përmbytjet, studime, rrugë të bllokuara, trashësia e borës në mënyrë të marrë masa të shpejtë. Policia do të ndihmohet në marrjen e informacioneve për pyjet, zonat e mbrojtura, kultivimin e lëndëve narkotike, kalimet e paligjshme të kufijve e shumë shërbime të tjera. Ministria e Bujqësisë do të kontrollin e ujerave, peshkimin, do të monitorojë rrjetin e kanaleve të ujit. Unë po përmend vetëm disa të dhëna.”, tha ministri.

Kontrata e Shërbimit Satelitor është nënshkruar mes Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”

Kontrata ka vlerën e 6 mln dollarëve dhe konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve për një periudhë 3 vjeçare për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike, profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor dhe përpunimin e informacionit gjeohapësinor dhe ofrimin e produkteve të imazherisë.

Shqipëria do të ketë akses prioritar të dedikuar në dy nga satelitë të dedikuar që do i bashkohen flotës satelogjik në lëshimin e ardhshëm me “Space X” që do të quhet “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej