Firmosi dekretin për Bajram Begajn në Stamboll, Meta i përgjigjet për herë të parë Berishës: Nëse ka ndonjë njeri që në këto 30 vite…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për firmosjen e dekretit për Bajram Begajn nga Stambolli.

Ai tha se është njeriu që ka qëndruar koherent me kushtetutën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.

Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë.

Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, tha Meta te Syri Tv.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej