Flasin fqinjët e Muhamet Dukës: Shpërthimi ishte i madh, jemi tronditur! Im shoq përfundoi në spital

Fqinjët e Muhamet Dukës kanë dhënë dëshminë e tyre pas shpërthimit që ndodhi në pallatin ku ata banojnë.

Një prej tyre u shpreh se janë të tronditur pasi shpërthimi ishte shumë i madh. E moshuara tregoi se i shoqi ndodhet në spital, pasi pas shpërthimit ka pasur probleme me veshin.

“Ne kemi qënë në dhomë tjetër, u ngritëm, i ra tensioni, është në spital se iu bllokua veshi nga shpërthimi.

Banesa ka marrë dëmtime, pllakat, janë krisur muret. Shpërthimi ishte i madh, i kërkojmë ndihmë shtetit, jemi vetëm dy pensionista. Këtu është shpërthyer dera e pallatit para 4 vitesh”- tha fqinja.

Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse shpërtheur në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit  njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.

Mësohet se familjet e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka prej 4 vitesh nuk jetojnë nuk jetojnë më aty, po ashtu as prindërit e tyre të cilët po ashtu nuk dihet se ku jetojnë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej