Foltorja dhe partia e Metës dalin jashtë loje në Kuvend, PS dhe grupi i Alibeajt pakt për kohën e diskutimeve në seancë

Deputetët që janë rreshtuar krah Berishës dhe ata të Partisë së Lirisë janë izoluar totalisht në Kuvend. Grupi parlamentar demokrat dhe ai socialist, kanë vendosur të caktojnë një orar për votimin e ligjeve në seancë plenare, duke kufizuar kohën e fjalës për deputetët.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, njoftoi sot se Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që votimi në seancën plenare të bëhet në orën 19.00. Por ky vendim ka alarmuar deputetët e Partisë së Lirisë dhe Komisionit të Rithemelimit. Duke qenë se ata janë deputetë të pavarur, do të duhet të flasin pas procesit të votimit, kur është dhe koha e lirë e diskutimeve. Pra fiksimi i orës, nxjerr jashtë loje deputetët e foltores dhe PL, pasi vetëm një numër shumë i ulët arrin të flasë para se të kryhet votimi. Pas votimit, deputetët nisin e largohen dhe diskutimi nuk ka më vlerë.

Kjo solli dhe debate në seancë. Fillimisht ishte Luan Baçi që e kundërshtoi, duke thënë se është vendim i padrejtë. Më pas atij ju bashkua Petrit Vasili i LSI.

Kohën e votimit nuk e përcakton askush përveç rregullores. Neni 12 nuk i jep të drejtë Konferencës së Kryetarëve të vendosë orarin e votimit. Orari përcaktohet në rregullore vetëm për çështje të caktuara”, tha Vasili.

Ndaj tij reagoi Klotilda Bushka. Ajo u shpreh se për sot vendimi është marrë dhe nuk do të ndryshojë.

Neni 12 e thotë qartë se çfarë vendos Konferenca e Kryetarëve. Kemi vendosur të kthehemi në votim elektronik. Sekretariati ka vendosur orën. Le të mblidhet Konferenca dhe të marrë vendim tjetër. Sot vendimi është marrë. Nuk është absurde dhe çështje e debatueshme. Këto janë vendimet për sot”, shtoi Bushka.

Por Vasili vijoi me kundërshtimet. Sipas tij, nuk mund të ketë një caktim orari. Ai shtoi se rregullorja nuk e përcakton diçka të tillë.

Jemi në normalitet dhe këtë e rregullon kjo rregullore. Ajo thotë se pasi mbarojnë diskutimet drejtuesi i seancës cakton kohën e votimit. Na thoni nëse është shfuqizuar kjo pikë. Por këtë pikë nuk e shfuqizon Konferenca e Kryetarëve. Kjo pikë është e qartë nuk ka çështje interpretimi. Tërhiquni. Konferenca e Kryetarëve nuk është mbi rregulloren. Tërhiquni”, shtoi Vasili.

Në fund ishte kryetarja e Kuvendit, e cila tha se për sot vendimi është marrë, por do diskutohet për seancat e tjera. “Do respektojmë atë që u mor në Konferencën e Kryetarëve. Do të rimbledhim Konferencën dhe të shohim nëse nuk ka dakordësi me këtë procedurë. Dhe nuk është shpikje. Përdoret nga PE”, tha Nikolla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej