Foto/ Ja sa “i vogël” ka qenë Ilir Metaj, kur gëlltiti “lugën e çorbës” së Sigurimit

Dokumenti i Autoritetit të Dosjeve dhe deklarata zyrtare e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ka konfirmuar faktin, se ish-Presidenti Ilir Metaj ka qenë spiun në shërbim aktiv të Sigurimit të Shtetit, i desantuar në “Lëvizjen e Dhjetorit” si gjoja… “anti-komunist”.

Fakti që Sigurimi i Shtetit u shkri zyrtarisht më 30 qershor 1991 dhe referuar moshës 21 vjeç të spiunit Ilir Metaj në vitin 1990, rezulton se Likja e ka gëlltitur “lugën e çorbës” së Sigurimit kur ka qenë student në vitin e parë.

Redaksia “Pamfleti”, po publikon dhe fotografinë e vitit 1988, kur Ilir Metaj ka qenë i “vogël” 19 vjeç, dhe ka firmosur për të qenë “syri e veshi” i Sigurimit të Shtetit, duke shërbyer “me vigjilencë të lartë e pa mëshirë ndaj armiqve të partisë”.

Në deklaratën e Autoritetit të Dosjeve, thuhet se gjatë shërbimit të tij, Ilir Metaj ka dorëzuar 140 faqe spiunllëqe të sakta, disa prej të cilave, në fund të vitit 1990 brenda lëvizjes studentore.

Mirëpo prej 32 vitesh, Ilir Metaj ka mundur të fshehë gjurmët e të bëhet deputet, ministër, zv/kryeministër, kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike, por pa mundur t’i zhdukë gjurmët si spiun.

Në deklaratën e kryeparlamentares Lindita Nikolla, thuhet se komisioni “Bezhani” e ka pajisur spiunin Ilir Metaj me certifikatë të pastër, ndërsa Autoriteti i Dosjeve, sipas ndalimit ligjor, nuk ka pasur të drejtë ta verifikonte certifikatën e lëshuar.

Po bëjmë dy pyetje, mbështetur në prova konkrete:

  1. A ka lidhje me dosjen e spiunllëkut, gërma fundore “J” që ish-Presidenti ka hequr në mbiemrin e tij, ndërkohë që 3 fëmijët e kanë mbiemrin “Metaj”?
  2. A ka lidhje fshehja e gjurmës si spiun nga Ilir Metaj, me emërimet Drejtor i Konvikteve Inxhinieri-Mjekësi, Drejtor i Lojërave të Fatit, Drejtor i Task-Forcës së Minierave dhe President i Komitetit Olimpik Shqiptar, të Viron Bezhanit, djalit të Nafiz Bezhanit, ish-shefit të Dosjeve të Sigurimit, që spiunit Ilir Metaj i ka dhënë certifikatë të pastër?

Disa herë, “Pamfleti”, ka denoncuar faktin, që më 22 gusht 1992, Ilir Meta është arrestuar nga SHIK, si organizator i protestës së armatosur të Uzina Ushtarake në Poliçan dhe është mbajtur 3 ditë në birucat e policisë së Beratit.

Për të dalë nga biruca ku e kishin zhveshur lakuriq dhe e “masakronin” SHIK-asit, 23-vjeçari Ilir Meta ka kërkuar takim “kokë me kokë” Bashkim Gazideden, kushëririn e babait të Monikës.

Pas 5 orësh takim “konfidencial”, Gazidede e ka liruar dhe e solli në Tiranë me makinën e tij; takim në të cilin, Ilir Metës i është vënë përpara dosja si ish-spiun Sigurimi. A ai ka pranuar të bëhet dhe spiun i SHIK-ut në kupolën e PS./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej