FOTO: Kjo është 37-vjeçarja që u vra në gjumë nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku 45-vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4: 30 të mëngjesit, ndërsa e reja, nënë e dy fëmijëve, ishte në gjumë së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës. Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 45-vjeçarit. Dyshohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër.

Burime nga policia thonë se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes. Nëna dhe babai i autorit janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.

Të dhënat e para të policisë tregojnë se Roland Sinani vuante nga depresioni dhe ishte me mjekim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej