“Fshehën” në makinë mbi 30 mijë euro, arrestohen

Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona pasi në makinën me të cilën po udhëtonin mbanin një shumë prej 33 mijë eurosh.  Autoritetet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të enjten , por sot është bërë publike.

“Mbrëmë rreth orës 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave. Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat me automjetin me të cilin po lëviznin janë ndaluar nga policia për një kontroll rutinë”, thuhet një njoftim.

Shoqërimi i tyre u bë pasi nuk arritën të justifikojnë burimin dhe ligjshmërinë e parave të fshehura në makinë.  Pas verifikimeve, ata u lanë të lirë, por hetimi ndaj tyre do të vazhdojë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej