Fuad Haxhiymeri i kartelit të miellit pastron para? Merr parkingun në Rinas për 505 mijë euro me kompaninë fantazmë me zero kapital. U ndëshkua për pazare me fiksimin e çmimit të bukës

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se një kompani fantazmë me emrin Albcart, me zero kapital dhe e pezulluar 4 vitet e fundit, ka blerë kompaninë që ka parkimin e automjeteve në Aeroportin e Rinasit për 505 mijë euro.

Gezetari i ekonomisë ngre dyshime të forta për pastrim parash pasi kompania që ka parkimin e automjeteve po kalon nërpër kompani vetëm në letra.

Kompania Albcart është në pronësi të oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, i cili është bashkëpronar në kompaninë ‘Bloja’, pjesë e kartelit korruptiv të miellit në Shqipëri.

Kompania e miellit e Fuad Haxhiymerit është gjobitur disa ditë më parë nga Autoriteti i Konkurrencës si pjesë e kartelit të miellit, për agazhim në pazare (marrëveshje të ndaluar) me kompanitë e tjera, për fiksimin e çmimit të miellit dhe bukës, duke vjedhur shqiptarët.

Karteli i miellit me natyrë mafioze rriti çmimin e miellit dhe rrjedhimisht bukës në mënyrë të koordinuar në momentin më të vështirë për shqiptarët, duke përfituar edhe nga kapja e shtetit.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit 

Magjistaret e tregut
Ne 6 muajt e fundit kompania qe ka parkimin e automjeteve ne Aeroportin e Rinasit ka nderruar dy here duar. Heren e pare u shit ne qershor te vitit te kaluar per 500 mije euro. Bleresi ishte nje kompani e quajtur International Technologies Holding, pa asnje historik, pa asnje rekord financiar.

Heren e dyte u shit para disa ditesh. Cmimi i shitjes 505 mije euro. Bleresi eshte nje kompani e quajtur Albcart, qe kishte nja 4 vjet me status te pezulluar. Fitim kapital, hic. Tatim per shtetin hic. Ne gjithe keto manovrat u fut nje here ne mes edhe Autoriteti i Konkurrences. Nejse.

Kompania qe ka parkimin e aeroportit te Rinasit, vitin e kaluar regjistroi nje fitim neto, pas taksave, 585 mije euro. Dhe shitet vetem 505 mije euro. Pra cmim shitje 0.8 vite fitim neto.

Normalisht nje cmim i ketij lloji mund te justifikohet vetem ne rastet kur kompania eshte e borxhuar rendshem. Por kjo e ka kapitalin 4 here mbi detyrimet. Investim qe t’i kthen parate per 10 muaj. Koke me koke me Gjallicen.

Ky muhabet eshte me shumicen e kompanive qe blihen dhe shiten ne Shqiperi. Magjistare tregu. Ose proces lavatrice. Dhe Tatimet rrine e veshtrojne.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej