Fuqizimi i klanit “Xhaçka” në qeverinë e Bablokut: Si vëllai i shoqes Olta rrjep bizneset me agjencinë doganore “Elite Brokers 2020”

A është kjo agjenci “kanal” trafiqesh, gjersa dhe letrat noteriale bëhen te mamaja e tij e hetuar për trafik të qenieve njerëzore?/ Kush refuzon e kryen veprime në agjenci të tjera doganore, ka pasoja goditëse nga doganat, tatimet, por dhe vonesa e bllokime të qëllimshme nga policia në pikat kufitare, prandaj prej afro 2 vitesh, Andi Xhaçka ka monopolin e veprimeve në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Kukës Korçë, Gjirokastër e Shkodër, ndërsa zona Elbasan- Qafë Thanë, qysh prej vitit 2000 është monopol i agjencisë doganore “UJORI” të familjes së Qazim Sejdinit

Familja e ministres Olta Xhaçka, është bërë një klan i rëndësishëm i pushtetit “Rilindja”, duke përfituar falas prona publike në bregdet, troje në Tiranë, Sarandë, Vlorë e Durrës dhe duke zhvatur bizneset me taksime ilegale, nëpërmjet tatimeve, noterive e doganave. Në të gjitha këto lëvizje e transaksione ministrja ka përdorur mamanë, burrin e vëllain.

Këtë gjë po bën i vëllai Andi Xhaçka, me agjencinë e tij doganore “Elite Brokers 2020 Shpk”, licencuar në shkelje të plotë të ligjit “Për konfliktin e interesave”, që ndalon familjarët e qeveritarëve të hapin biznese me lidhje shërbimesh shtetërore.

Vëllai i ministres strategjike të resorteve bregdetare, merr konfidencialisht nga Drejtoria e Doganave listën emërore, telefonat e adresat e-mail të bizneseve që do importojnë e eksportojnë dhe u kërkon të kryejnë veprimet doganore me agjencinë e tij “Elite Brokers 2020 Shpk”.

Përveç vlerës ligjore, që ka agjencia doganore për dokumentet shoqëruese e plumbosje të mjeteve dhe kontejnerëve, Andi Xhaçka u zhvat bizneseve dhe 15% të vlerës së marzhit të fitimit të planifikuar prej tyre, që do të thotë se në 100 Euro fitim, 15 Euro ua merr ai padrejtësisht.

Kush refuzon e kryen veprime në agjenci të tjera doganore, ka pasoja goditëse nga zyrtarët e doganave, tatimet, por dhe vonesa e bllokime të qëllimshme nga portet, pikat kufitare dhe policia e shtetit, paçka se bizneset mund të jenë në rregull me ligjin.

Prej 1 viti e gjysmë, agjencia “Elite Brokers 2020 Shpk” e familjes ministrore Xhaçka është agjenci doganore private monopol në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Kukës Korçë, Gjirokastër e Shkodër, ndërsa zona Qafë-Thanë e Qarku Elbasan, qysh prej vitit 2000 janë monopol i agjencisë doganore “UJORI” të familjes së Qazim Sejdinit.

Çdo dokument konfirmues që u duhet për shërbimin doganor nëpërmjet agjencisë “Elite Brokers 2020 Shpk” në pronësi të vëllait të Olta Xhaçkës, bizneset e noterizojnë te Natasha Xhaçka, që është mamaja e Ministres së Jashtme.

Kujtojmë, se më 2 mars 2022, kryeministri Rama i dha ministres Olta Xhaçka, leje ndërtimi dhe 8000 m2 tokë e plazh falas në Himarë, si “Investitore Strategjike” për resortin “Dreamades Luxury Suites”, maskuar  pas emrit të gruas amerikane të vëllait Andi Xhaçka./Pamfleti

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej