Gara për drejtues të SPAK-ut/ Zbulohen emrat e dy kandidatëve që synojnë karrigen e Arben Krajës

Arben Kraja, në fund të dhjetorit të këtij viti, lë karrigen e drejtuesit të SPAK-ut.

Pas tri vitesh në krye të këtij institucioni, Kraja do të jetë një prokuror i thjeshtë në SPAK. Ndërkohë, janë vënë në lëvizje kandidatët për ta zëvendësuar.

Bëhet fjalë për dy kandidatë, dy prokurorë të SPAK-ut, që synojnë karrigen e Krajës.

Dy emra që do të kandidojnë janë Altin Dumani, që aktualisht është zëvendës i Arben Krajës dhe Klodian Braho.

Sipas burimeve të sigurta të CNA.al, kandidati më potencial për të marrë karrigen e Krajës është Klodian Braho.

Braho duket se ka edhe mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Klodian Braho njihet si prokurori që ka hetuar “VIP”-at.

Ai ka hetuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe çuar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Gara për drejtues të SPAK-ut/ Zbulohen emrat e dy kandidatëve

Kandidat për kreun e SPAK-ut, prokurori Klodian Braho

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2016, Klodian Braho është dekretuar si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Prokurori ka kaluar në sitën e vetingut në vitin 2019, ku mori vlerësime pozitive për profesionalizmin dhe për vlerësimin e figurës nga Komisioni i ngritur për vlerësimin e tij.

Ndërsa kandidati tjetër Altin Dumani, është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Gara për drejtues të SPAK-ut/ Zbulohen emrat e dy kandidatëve

Kandidat për kreun e SPAK-ut, prokurori Altin Dumani

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Edhe si anëtar i SPAK-ut ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej