Gazetari i kronikës së zezë Elton Qyno e ka lidhur sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel me disa dosje në SPAK.
Reagimi i plotë i Elton Qynos
“Lufta e elefanteve dhe disa te pandehurve ne SPAK, sot solli vdekjen e nje njeriu te pafajshem.
Formula e zgjidhjes se problemit me doktrinen “…koken henkshin…”, po shkon keq e me keq.
Dy jave me pare u trishtuam me te drejte dhe vajtuam gjyshen e pafajshme Mimoza Paja, e cila punonte ne nje ambjent te kontaminuar.Plumbat ishin per tjeter kend, por vdekja kapi Mimozen.
Sot serisht po vajtojme policin 60 vjecar Pal.Mbase dhe ky i fundit gjysh, njesoj si Mimoza e ndjere.
Brenda dy javesh, dy njerez te pafajshem te “sharuar” nga plumbat e kallashnikovit.
Luften po e bejne elefantet, ndersa viktima po mbeten te pafajshmit.
Fryma e sulmit ndaj medias komberare e frymezuar dhe nga qeveria, ku precedentet tashme jane publike, ka mare mbare çdo ze mediatik.
Trishtim…
Dhe mos u perpiqni te lidhni sulmin me arme dhe te mbuloni viktimen, me lojen e “Big Brodher”.
Kjo piste eshte qesharake…
Policia dhe organet e tjera te sigurise duhet patjeter te identifikojne dhe arrestojne personat pergjegjes te ketij sulmi me arme“.