Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje mbi bisedën që ka pasur me vajzën që shfaqet në videon seksuale me Safet Gjicin. Ai ka thënë se i ka shkruar në rrjetet sociale dhe më pas ajo e ka telefonuar vetë.
“Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vrejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.