Gazetari rrëfen të fshehtat e Metës: Të pathënat e vilës në Lalëz

Gazetari Adriatik Doçi shprehet se sfida më e madhe e SPAK është hetimi i pasurisë së Ilir Metës.

Për Dritare TV, Doçi foli për pasurinë e Metës, nga blerja e një apartamenti në Golem të Durrës me një shumë prej 60 mijë dollarësh, deri te shitja e kësaj prone pas tre vjetësh me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Ilir Meta është sfida e SPAK në Shqipëri. Sfida kryesore për të nisur hetimet është pasuria e tij. Si e ka krijuar Meta pasurinë?

Të gjithë pasurinë që ka sot, një pjesë të mirë e ka kaluar në emrin e bashkëshortes, e ka ngritur pa future dorën në xhep. Të gjithë këtë perandori, e ka krijuar pa shpenzuar asnjë lekë nga pagat e tij. E ka nisur ta krijojë me shit-blerje pronash, dhurata, me kontrata të dyshimte.

Pasuria e tij nis në vitin 2003 me blerjen e një vile në Golem që e ka blerë me një shumë 60 mijë dollarë. Këtë vilë në 2006 e ka shitur me një shumë prej 300 mijë eurosh. A e ka blerë me një çmim shumë të ulët dhe ka gënjyer për çmimin, apo e ka shitur në mënyrë fiktive pas 3 vjetësh dhe ka pastruar rreth 250 mijë euro, këtë nuk e di. Por kjo është sfida kryesore për SPAK. Nuk e di pse ky institucion i drejtësisë qëndron i heshtur përballë këtij fakti. Sepse këtu nis gjithçka.

Pastaj në 2010 me këto para Meta blen një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Pas 6 vjetësh këtë apartament e shet me 350 mijë euro.

Monika Kryemadhi blen një toke me një vlerë 50 milionë lekë në Laprakë. Pastaj deklaron që 700m tokë, ia dhuron i vëllai. Në total pra ka marrë 1200 metra tokë. Lidhi një kontratë me një oligarkpër të ndërtuar një pallat dhe merr 33% të pjesës së pallatit. Që në fakt është shumë e lartë, sepse është e vështirë që një ndërtues të japë kaq përqindje, vetëm sepse ti ke tokë. Megjithatë ajo e ka përfituar. 

Me disa dyqane të kateve të para që i kishte përfituar në këtë pallat, i shkëmben me një vilë të Gjirit të Lalëzit. Pra me disa dyqane në Laprakë, ka përfituar një super vilë te Gjiri i Lalëzit. Në dukje kjo është një gjë normale dhe e ligjshme, por ajo që ne nuk dimë, është se sa është vlera e kësaj vile. Disa thonë është 4 milionë euro, disa të tjerë thonë se shuma e kësaj vlere e tejkalon shumën e pallatit bashkë me tokën. Nga fotot është parë që palmat kanë kushtuar shumë shtrenjtë.

Pastaj në një moment, Kryemadhi bën një reportazh me një gazetare ku tregon shtëpinë. Aty u pa se vetëm arredimi i brendshëm kushtonte mijëra euro. Për të mos folur për 11 banjat, ku kishte edhe një për macen e tij. Pra nuk është normale të shkëmbesh atë vilë me atë vlerë, me disa dyqane në Laprakë.

Kur amerikanët investuan në Shqipëri për të nisur reformën në drejtësi, befas reportazhi u zhduk. Ky reportazh mund të ishte një provë për SPAK-un. Meta nuk e ka deklaruar kurrë vlerën e vilës, madje askush nga gazetarët nuk ka guxuar ta pyesë, sa kushton.

Më pas Kryemadhi shet 12 apartamente me vlerë rreth 1 milionë euro. Ndërkohë në këtë pallat ka ende disa apartamente dhe dyqane, të cilat i përfitoi nga 33%. Pra me 60 mijë dollar në 2003 që i ka marrë kredi, pas disa vjetësh, ka siguruar vilën te Gjiri i Lalëzit, pa futur dorën ën xhep dhe pa shpenzuar asnjë cent. Dhe kjo është ajo që ne dimë me fakte, sepse ka edhe shumë të tjera që nuk i dimë. Për shembull, se si është bërë selia e LSI-së. Unë këto fakte mund t’i them edhe në SPAK”, u shpreh Doçi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej