Gazpromi rus mbyll një tjetër turbinë, ulet në minimum furnizimi me gaz drejt Gjermanisë

Kompania ruse Gazprom ka vendosur të mbyllë një tjetër turbinë Siemens të furnizimit me gaz.

Furnizimi me gaz përmes Nord Stream 1 nuk do t’i kalojë tashmë 33 milionë metra kub në ditë duke filluar nga 27 korriku. Kjo do ta ulë kapacitetin e furnizimit me gaz drejt Gjermanisë nga 40% që është aktualisht, në 20%.

Sipas Gazprom, vendimi për mbylljen e turbinës është marrë për shkak të gjendjes së saj teknike dhe faktit se duhet t’i nënshtrohet rinovimit.

Politikanët në Evropë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të ndërpresë rrjedhën e gazit këtë dimër, një hap që do ta çonte Gjermaninë në recesion dhe do të çonte në rritje të çmimeve për konsumatorët që tashmë po përballen me çmime më të larta për ushqim dhe energji.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin këtë muaj se sanksionet e vazhdueshme rrezikojnë të shkaktojnë rritje katastrofike të çmimit të energjisë për konsumatorët në mbarë botën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej