Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka folur lidhur me situatën në të cilën është Partia Demokratike dhe nevojën e menjëhershme të një bashkimi të demokratëve.
Gjekmarkaj tha se kjo mazhorancë nuk ka moral, prandaj dhe shoqëria duhet të bëhet e pavarur nga politika për ta ndëshkuar me votë dhe protesta.
“Unë do të doja që PD të fitonte shumicën e bashkive, për arsye të keqqeverisjes së kësaj qeverie, për faktin e kapjes nga kjo qeveri, për faktin se populli opozitës është i pa përfaqësuar. Të bashkuar shanset janë shumë të mëdha, të përçare shanset zvogëlohen. Nuk jam në gjendje të them sa bashki mund të fitohet”, tha Gjekmarkaj për “Panorama”.
Gjithashtu, deputeti demokrat ka shpjeguar edhe arsyen pse në analizat e tij satirike, kryeministrin Rama e quan “babo”.
“Është një metaforë, që i ka ardhur atij nga kapja e pushtetit. Pra në një farë mënyrë është njeriu që i di të gjitha”, shtoi Gjekmarkaj.