Gjermania dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen historike

Gjermania dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për prodhim dhe transportim të hidrogjenit. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Ekonomisë së të dyja shteteve, në praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit kandaez, Justin Trudeau në qytetin kanadez, Stefenvill.

Trudeau e ka konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes si “hap historik drejt të ardhmes së përbashkët”. “Shënjestra jonë është e qartë: të punojmë drejt eksporteve fillestare të hidrogjenit kanadez në Gjermani deri më 2025”, ka thënë Truedeau.

“Rezultatet po ashtu janë të qarta, të krijojmë vende puna për shtresën e mesme, derisa dërgojnë energji të pastër, që do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike”.

Scholz ka thënë se marrëveshja e çon partneritetin mes dy shteteve në nivel tjetër. Sipas tij, marrëveshja përbën “hap të rëndësishëm, jo vetëm për forcim të lidhjeve ekonomike, por edhe për energji të qëndrueshme në të ardhmen”.

Njufaundllend konsiderohet vend i favorshëm për prodhim të hidrogjenit. Në këtë rajon ka shumë erëra dhe pak popullsi.

Shfrytëzimi i hidrogjenit nuk prodhon gazra serrë. Për ta prodhuar atë, uji duhet të ndahet në hidrogjen dhe oksigjen përmes elektrolizës – proces miqësor ndaj klimës. Aktualisht kostoja e prodhimit të hidrogjenit është më e lartë sesa blerja e gazit natyror, mirëpo ekspertët besojnë se hidrogjeni ka aftësi të zvogëlojë faturat e energjisë në të ardhmen.

Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë./REL

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej