Gjykata lë në burg “Kobrën”, shikoni si tenton të fshihet kur sheh kamerat

Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në burg Dibran Hoxhaj dhe pesë persona të tjerë. Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase shihet momenti kur Hoxhaj do futet në sallën e gjykimit dhe menjëherë sa sheh kamerat ai tenton të fshihet.

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra” mëngjesin e ditës së djeshme vrau 31-vjeçarin Visart Cengu si dhe plagosi mikun e tij, Rufgen Shehu.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetin me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Viktima Visart Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha u konfliktuan  fizikisht me Dibran Hoxhën.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me armë.  Plumbat prekën  dy prej tyre dhe më pas ata u nisën drejt spitalit të Kukësit,  por Cengu fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej