Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër sa i takon gjyqit që po zhvillohet në Hagë kundër liderëve të UÇK. Ai ka publikuar një video ku gazetari berat Buzhala tregon se si shpifjet për luftën ndaj UÇK gjejnë pasqyrim dhe në raportet e organizatës Human Rights Watch.
Rama shprehet se mënyra si po sillet trupa speciale është e turpshme.
“MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Ëatch.
Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte.
Ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike”, shprehet Rama.