Gjyshja Tefta Zekaj miliarderja e re eTiranës me para kokaine, pronare e vilave të Farkës, pallateve e jahteve. Pse SPAK nuk zbaton ligjin anti-mafia si në rastin e Pashk Rrapit?

Opinioni publik u befasua disa javë më parë, kur disa të moshuar u paraqitën në SPAK si ‘bosë’ dhe ‘milionerë’, pa ditur asgjë se ishin të tillë. Në emër të tyre ishin hapur kompani, duke qarkulluar qindra mijëra euro para të pista.

Kam mbledhur kanaçe“, tha Merita Hajdari pasi doli nga SPAK.

Haxhire Gurakuqi, 88-vjeç, e pastrehë, befas u bë milionere në Lezhë, pa ditur asgjë! Merita dhe Haxhirja nuk janë të vetmet.

Shqipëria është e mbushur me të moshuar miliarderë, me resorte, vila, pallate, jahte, rezidenca, kompani pastrimi parash, makina luksoze etj.

Bosët e drogës dhe korrupsionit, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të ligjit, kanë kaluar pasuritë e paligjshme në emrin e të moshuarve, kryesisht nënave dhe gjysheve. Por, në Shqipëri ka një ligj anti-mafia që nga viti 2009, i cili parashikon ndjekjen e parave dhe pasurive të paligjshme.

Problemi është se ky ligj nuk vepron ndaj të gjithëve, por në mënyrë selektive.

Historia e gjyshes Tefta Zekaj

Paratë e drogës bëjnë diferencën. Dikur punonte si të gjithë të tjerat në Berat dhe Kuçovë, ndërsa sot shet vila me vlerë miliona euro në zonat më të shtrenjta dhe të lakmueshme të Tiranës, si në Farkë, Liqeni i Thatë etj.

Kjo është historia sa e pabesueshme aq edhe ironike e gjyshes nga Berati, e cila konfirmon edhe një herë shprehjen se ‘Shqipëria është vendi i çudirave’.

Bëhet fjalë për gjyshen 74-vjeçare Tefta Zekaj nga Berati, e cila sot figuron në letra si një nga miliarderet e Tiranës.

Ndërsa shoqet e saj maten 10 herë pêr të blerë një litër vaji me pensionin qesharak që kanë, zonja Zekaj është sot pronare e komplekseve dhe rezidencave të vilave në Tiranë me vlerë dhjetëra milionë euro, e makinave luksoze, resorteve etj.

Në emër të saj besohet se është kaluar edhe një jaht, ndërsa ka firmosur transaksione bankare me vlerë qindra mijëra euro.

Gjyshja nga Berati i kamuflon këto pasuri marramendëse përmes kompanisë së ndërtimit (kokainës) “F.Z Construction”, të cilën e ka themeluar në 18 qershor 2007 në Tiranë, me adresë vilën nr. 81 në Rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet.

Në bazë të një dosje që disponon ‘Prapaskena’, Tefta Zekaj e ka themeluar kompaninë me kapital 100 lekë, pasi zonja nuk kishte para të ligjshme dhe as historik biznesi.

Ajo duket se kishte thjeshtë thasë me para të pista, të cilat as që i kishte ëndërruar ndonjëherë në jetën e saj.

Administratore të kompanisë caktoi të bijën Rudina Zekaj. Menjëherë pasi Tefta Zekaj regjistroi kompaninë, u hodhën në qarkullim për t’u pastruar paratë e drogës.

Disa muaj më pas, nënë e bijë bëjnë ca bilance fiktive, ku fusin në qarkullim gjoja si të ardhura mbi 200 mijë euro. Kapitali nisi të rritej vit pas viti, ku nga 100 lekë që ishte në fillim shkoi në mbi 4 miliardë lekë.

Gjatë 15 viteve, nënë e bijë pastruar me miliona euro para kokaine, duke ngritur disa lagje dhe zona me vila super luksoze në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, janë nisur disa hetime, të cilat janë bllokuar dhe pushuar nga prokurorë dhe zyrtarë të korruptuar, në këmbim të parave të pista. Por, si çdo gjë e ngritur mbi krim dhe padrejtësi, një ditë avullon.

SPAK fillimisht duhet të hetojë skandalin se si Tefta dhe Rudina Zekaj arritën për 15 vite me radhë të funksionin si maskë e pastrimit të parave të drogës para hundës së policisë, Prokurorisë së Tiranës, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe organeve të tjera ligjzbatuese.

Pse nuk ka vepruar drejtësia prej kaq vitesh dhe kush ka firmosur për të mbyllur hetimet.

Po kush qëndron pas nënë e bijë, Tefta dhe Rudina Zekaj?

Cili është aktiviteti i tij?

Si i ka shpëtuar drejtësisë deri më sot?

Pse nuk zbatohet ligji anti-mafia për sekuestrimin e pasurive rrjedhojë e veprimtarisë kriminale si në rastin e Pashk Rrapit?

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej