Blendi Gonxhja, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është shprehur se në auto-shkolla nuk jepet programi i plotë i mësimit.
I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se asnjë auto shkollë nuk ka të drejtë që të tolerojë moszbatimin e një programi zyrtar të bazuar në direktivat europiane.
Ndër të tjera ai nënvizoi se janë një numër shumë i lartë kursantësh që dalin të pa mësuarnga auto-shkollat.
“Ka auto-shkolla sot që luftojnë që të ofrojnë programin e plotë. Asnjëra s’ia del dot që të ofrojnë programin e plotë. Asnjë auto shkollë nuk ka të drejtë që të tolerojë moszbatimin e një programi, i cili është program zyrtar i bazuar në direktiva europiane. Kemi një ortek kursantësh që del ‘gdhë’ nga auto shkolla dhe jo i mësuar. Si mund të dalë i mësuar kur programi nuk bëhet i plotë.”- tha ai.