Grabitën 9000 € nga zyra e avokatit, identifikohen e shpallen në kërkim autorët

Avokatit të njohur Baftjar Rusit i janë vjedhur në zyrën e punës një shumë prej 9000 eurosh. Policia shpalli në kërkim si persona të dyshuar shtetasit, Elton alias Fatjon Lika, Armalind Rrokaj dhe Eljona Rrokaj Nelaj. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e Armalind Rrokajt  30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Zyra ku ndodhi vjedhja më datë 28 gusht të këtij viti, ndodhet në afërsi të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Autorët kanë hapur derën kryesorë, i drejtohen kasafortës dhe me anë të mjeteve të forta e hapin atë duke marrë shumën prej 9 mijë eurosh. Grabitja është konstatuar në mëngjes nga avokati i cili ka lajmëruar policinë. Elton Lika apo Fatjon Lika që ndodhet në kërkim njihej si drejtuesi i grupit kriminal ‘Hijet e Natës’. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal prej 8 personash, do të arrestoheshin në 2009 për gjobëvenie dhe një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha ku kulmi do të ishte hyrja e tyre brenda ambasadës Daneze në Tiranë, duke vjedhur disa materiale.

Elton Lika është një nga autorët e vjedhjes së kasafortës në banesën e biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, në prill të 2009 brenda të cilës gjendeshin 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë. Në maj të 2011 Fatjon Lika u dënua me12 vjet heqje lirie. Lika është dënuar dhe me 3.8 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentative në 2017.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej