Grabitja e bankës në Koplik/ Momenti kur arma nxirret nga uji

Policia e Shkodrës në një deklaratë për mediat ka zbardhur ngjarjen e grabitjes së bankës në Koplik.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar tre persona. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle të befasishme në banesa.

Autorët e grabitjes kanë përdorur armë zjarri, të cilat pas ngjarjes i kanë hedhur në ujë.

Ndërkohë, në fotot më poshtë shikohet momenti i grabitjes së bankës.

Foto-Grabitja e bankës në Shkodër/ Momenti kur arma nxirret nga

Po ashtu, në pamjet e policisë shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

Foto-Grabitja e bankës në Shkodër/ Momenti kur arma nxirret nga

Nga hetimet rezultoi se armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës.

Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov. Aktualisht është duke vijuar kontrolli për të bërë të mundur gjetjen e armës tjetër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej