Grabitja e bankës në Koplik, sjell në vëmendje paaftësinë e disa prej forcave të policisë

Grabitja e filialit te bankes në Koplik ka risjellë edhe një herë në vëmendje neglizhencën, apo shmangien e uniformave blu në reagimin e shpejtë në ngjarjet që janë në zhvillim. Nga pamjet filmike të kamerave të sigurise vërehet se një automjet i policisë kufitare ka kaluar pranë bankës në momentin kur grabitësit po largoheshin të maskuar dhe me armë si dhe me lekët që kanë marrë.

Madje edhe pse ka ndaluar për pak sekonda, efektivi që ka qënë në mjet nuk ka reaguar. Tashmë për këtë situatë ka agjensia e mbiqyrjës policore ka nisur hetimet për efektivin që ndodhej në mjet. Sipas burimeve një grup i posaçëm është ngritur për të verifikuar pozicionin e tij si dhe veprimet që ai ka ndërmarrë edhe pse duket se në momentet e para ka zënë një pjesë të rrugës.

Ndërkaq për 3 përsonat e arrestuar për ngjarjen po verifikohen dhe raste të tjera të grabitjeve. Më konkretisht ata dyshohen të jenë autorët e hyrjes me dhunë në familjen Tinaj në Vermosh pak ditë më parë. Për këtë arsye janë marrë gjurmët e gishtërinjve dhe po krahasohen me ato të gjetura në vëndin e ngjarjes. Dyshimet janë se të rinjtë mund të kenë marrë edhe shumën e parave tek çifiti i të moshuarve në Vermosh, e më pas i kanë dhunuar dhe lidhur brenda banesës së tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej