Grekët e kthejnë drejtësinë shqiptare në “han pa porta”, dërgojnë delegacion ligjor për të liruar Belerin

Greqia duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet sa i takon ndërhyrjeve skandaloze në procesin për Fredi Belerin. Pasi nuk pinë ujë deklaratat dhe sulmet, Greqia tani do të tentojë të ndërhyjë drejtpërdrejt në proces.

Dhoma e Avokatisë Greke ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion në seancën e radhës gjyqësore të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Komiteti Koordinues vendosi që një delegacion të marrë pjesë në gjyqin e ardhshëm të Fredi-Dionisios Belerit, ku do të vendoset sërish nëse do t’i zgjatet apo jo afati i paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Koordinues të Kuvendit të Greqisë.

Vendimi shton se komisioni do t’i kërkojë edhe Odës së Juristëve Evropianë dhe eurodeputetëve që të jenë pjesë e delegacionit.

Komiteti Koordinues po ndjek me shqetësim të veçantë zhvillimet në lidhje me ndalimin e zgjatur të kryebashkiakut të Himarës, Fredi-Dionysios Beleris, që duket se lidhet me marrjen e detyrës, në kundërshtim me parimet themelore të mbrojtjes juridike shtetërore të të drejtave të njeriut dhe të drejtat e minoritetit grek të njohur ligjërisht”, thotë Dhoma e Avokatisë, njofton “Euroaktiv” .

Të enjten, Beleri ka bërë dy ankime të reja në Gjykatën e Lartë ku ka kërkuar vlerësimin e masës së arrestit me burg. Prokuroria thotë se Beleri u ka dhënë para tetë qytetarëve për të votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve. Beleri mohon të gjitha akuzat dhe thotë se arrestimi i tij është i motivuar politikisht. Por faktet janë sheshit dhe halli i Greqisë dhe i tij është se Beleri do humbasë betimin si kryetar bashkie.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej