‘Gropa e zezë’/ 9 fakte zyrtare, që paralajmërojnë bllokimin e projektit “Dubai” në Durrës

Përveç bujës së madhe për projektin “Dubai” në Durrës, kryeministri Edi Rama bëri 1 vit luftë të egër me mediat e opozitën dhe përdori shtetin për ta bërë ligj, por 8 fakte zyrtare janë shenja se ky biznes pallatesh e kullash me Mohamed Alabbar, po dështon.

  1. Më 12 dhjetor, Edi Rama e Belinda Balluku deklaruan në parlament, se brenda muajit dhjetor do krijohej kompania koncesionare mes qeverisë e ndërtuesit Alabbar dhe do bëheshin 21 tenderë, për nënkontraktimin e ndërtimit të pallateve, ndërsa më 3 janar 2023 do fillonte puna.
  2. Më 15 dhjetor 2022, Mohamed Alabbar, investitori strategjik i kompanisë offshore “Eagle Hills Real Estate Development” më 10 mijë lekë kapital, tha se hapja e themeleve, do fillonte brenda muajit janar.
  3. Muaji janar po mbyllet, por makineritë e Alabbar nuk po duken dhe puna nuk ka filluar. Janë mbyllur zyrat imobiliare te hyrja e Portit Detar në Durrës, që bënin shitje apartamentesh e dyqanesh me letra në ajër.
  4. Qytetarë që kanë pronotuar objekte dhe qytetarë që kërkojnë të pronotojnë, me besimin se “Dubai” nuk është si gropa “Hajdin Sejdia”, u bien telefonave të zyrave imobiliare Eagle Hills Real Estate Development”, por askush nuk përgjigjet.
  5. Akoma nuk është krijuar kompania e përbashkët koncesionare Eagle Hills Real Estate Development& Albanian Seaports Development Company”mes qeverisë shqiptare në masën 33% dhe ndërtuesit Mohamed Alabbar në masën 67%.
  6. “Ushtar” Lame i Kadastrës, nuk po e regjistron truallin 820 mijë m2 në pronësi të kompanisë “Qeveri- Alabbar”, mbasi kjo kompani nuk është krijuar akoma, por edhe sepse 562 mijë m2 e kësaj sipërfaqeje është pasuri private e njohur, kthyer dhe hipotekuar për trashëgimtarët e 42 familjeve ish-pronare.
  7. Ministret Balluku e Ibrahimaj, nuk po depozitojnë në Këshillin e Ministrave, aktet administrative në zbatim të Ligjit nr. 79/2022 për projektin “Rama- Alabbar” në Durrës.
  8. Drejtoria e Portit Detar, si pronare e kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development”, ka vetëm 10 milionë lekë kapital dhe nuk kreditohet nga bankat, ndërsa Ministria e Financave nuk e ka planifikuar në grandet e buxhetit afatmesëm 2023-2025
  9. Ndërtuesit Mohamed Alabbar e firmës së tij offshore “Eagle Hills Real Estate Development”, nuk i është miratuar kërkesa për 120 milionë Euro kredi nga 3 banka në Shqipëri, për dy arsye:

– Risku që ka prej afatit 35 vjeçar të projektit; prej statusit “Kompani offshore”; mos deklarimit të burimit e garancive financiare që ka vetë; dhe mungesës së dokumenteve të pronësisë së truallit ku do zhvillohet projekti.

– Dyshimet e ekspertëve bankarë, për dështimin e projektit “Dubai-Durrës”, dhe për faktin se kompania “Eagle Hills Real Estate Development” e Mohamed Alabbar, gjatë afro 2 viteve aktivitet në Shqipëri rezulton me humbje 1.4 milionë Euro.

Urojmë që Mohamed Alabbar, duke qenë “urith i nëntokës së punëve të zeza”, të mos e ketë mësuar më parë sikletin e Edi Ramës me ish-agjentin e FBI dhe të jetë tërhequr./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej