“Gropa e Zezë” që la Artan Lame në Kadastër dhe arrestimi i tij si melhem i shpirtrave të grabitur

Te vetmen gjë të mirë, por të detyruar që ka bërë Edi Rama në këto 10 vite pushtet, është vendimi për shporrjen nga Kadastra të Artan Lames, drejtorit “monstër” të amoralitetit, pafytyrësisë, sharlatanizmit, mashtrimeve, korrupsionit, grabitës pronash e falsifikator regjistrash.

Domosdoshmëria e largimit të tij nga detyra, është dëshmuar gjatë këtyre 3 javëve, që Artan Lame nuk është në krye të Kadastrës, kohë kur nuk kemi dëgjuar më zvarritje qytetarësh, ryshfete, ankesa nëpunësish e dorëheqje.

Administrata e Kadastrës në qendër e në rrethe ka rënë në qetësi, mbasi pas largimit të Artan Lames nuk po përjetojnë stres, ndërhyrje, diktat, kaos veprimesh, transferime pa motiv e pa produkt dhe presion psikologjik e kërcënime për largim nga puna.

P.sh., në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Lezhë, Shkodër, po dëgjojmë që drejtuesit, juristët, specialistët e terrenit, topografët, hartografët e regjistruesit, kanë shpëtuar nga urdhrat e Artan Lames për të bërë falsifikime dokumentesh për kompensime, legalizime dhe regjistrime pronash në shkelje të ligjit.

Drejtorët, juristët e arkivistët, gjatë sundimit të zotit Lam janë detyruar për të grisur, hequr e shtuar faqe regjistri, për të zhdukur regjistra komplet, për të bërë mbivendosje pronash, për të korrigjuar harta, sipërfaqe, planimetri, gen-plane, zona kadastrale e emra pronarësh.

Prej 3 javësh pas shkarkimit të Artan Lames, në arkivat qendrore të Kadastrës e të rretheve, nuk futen më të bëjnë zullume në regjistra, oligarkë, trafikantë, ministra, deputetë e krye bashkiakë, kryepolicë e shefa drejtësie, siç futeshin me urdhër të Lames apo të shoqëruar prej tij.

Pa Artan Lamen e famshëm, nuk po dëgjohet asnjë denoncimin për ndonjë zyrtar kadastre, që gjatë kësaj kohe të ketë kërkuar para, të fsheh, zvarrit apo zhduk vendime gjykatash e aplikime për legalizime dhe regjistrime.

Por shporrja e Artan Lames, nuk i ka dhënë fund halleve e streseve të qytetarëve në Kadastër, mbasi ai ka krijuar e ka lënë prapa një “gropë të zezë” që nga falsifikimet, deri te zhdukjet e faqeve në regjistrat e pronave, madje 38 mijë pasuri i ka regjistruar edhe në arkivën digjitale, me falsifikime në favor të grabitësve që e kanë paguar./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej