Habit Dritan Shakohoxha: Ke apartamente me 35 mijë euro te “Astiri”

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, sot investitor në biznesin e imobilareve thotë se situata me ndërtimet, por edhe çmimet e apartamenteve në Tiranë është “mëse normale”.

Duke diskutuar mbi këtë temë në emisionin “Opinion”, Shakohoxha zbuloi se një apartament nga më të mirët, kryesisht ata të katit të fundit të pallateve të reja, mund të shkojë deri në 6 mijë euro metri katror.

Duke debatuar me Pano Sokon, i cili argumentoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë tepër të larta, duke u bërë edhe një prej arsyeve kryesore pse çiftet e reja krijojnë gjithnjë e më pak famijle, Shakohoxha habiti duke thënë se në Tiranë ka dhe apartamente me 35 mijë euro.

Sipas tij, këto apartamente ndodhen në zonën e “Astirit”.

Ndoshta Shakohoxha e ka pasur për ndonjë garsoniere, se sot në “Astir” nuk gjen shtëpo poshtë 850 euro metri katror.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej