Hapen zarfet, deputetët socialistë propozojnë 67 emra për Presidentin e Ri

Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar 67 emra për Presidentin e ri të vendit. Dje, u mblodh Grupi Parlamentar dhe i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, dhe secili kishte të drejtën të propozonte 3 emra.

Burime për Ora News bëjnë me dije se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Këtë të mërkurë, në orën 15.00 kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në një takim me shoqërinë civile, për të dëgjuar dhe propozimet e saj për Presidentin e ri. Balla u shpreh se do të dëgjohen dhe propozimet e publikut.

Pasditen e sotme, pritet të nisin dhe negociatat zyrtare me krerët e tre grupeve parlamentare të opozitës. Taulant Ballla do të takohet me kolegët Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu në orën 17.00.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej