Harta e re gjyqësore, bojkotohen për 10 ditë krejt gjyqet dhe masat e sigurisë nga avokatët

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka marrë një vendim të paprecedentë, si reagim ndaj miratimit të njëanshëm nga qeveria të hartës së re gjyqësore.

Ky këshill ka vendosur që të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, përfshirë këtu edhe masat e sigurisë.

‘Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi ditën e sotme.

1. Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore, përfshirë edhe masat e sigurimit për 10 ditë’, thuhet në njoftimin e shkurtër të shpërndarë pas mbledhjes.

Për të gjithë grevë thyesit janë parashikuar ndëshkime.

Bëhet fjalë për një bojkot total të avokatëve ndaj gjykatave, që pritet të sjellë edhe paralizim të gjyqeve dhe tejkalime të afateve të arrestimeve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej