Harta e re sjell kaos tek Gjykata e Shkodrës, ja ç’po ndodh

Mbi 100 seanca gjyqesore kanë dështuar gjatë të martës së 14 qershorit në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të Apelit në Shkoder. Shkak u bë bojkoti i dhomës së avokatisë, e cila si kundërpërgjigje ndaj miratimit të hartës së re gjyqësore nga KLGJ, vendosi që për 4 ditë të bojkotojë të gjitha proçeset, me përjashtim vetëm të masave të sigurisë. Trupat gjykuese që janë paraqitur në seancat e kësaj të marte janë detyruar të mos i nisin ato për shkak të palës mbrojtëse që mungonte.

Një situatë e tillë do të zgjasë deri me 17 qershor dhe sipas përllogaritje në këto ditë në Shkoder pritet të mos zhvillohen afro 300 seanca gjyqësore, duke u bërë kështu barrë jo vetëm për ata qytetarë që presin një vendim, por edhe për vetë sistemin e drejtësisë që mjaftueshëm eshtë i kolapsuar nga reforma në drejtësi, e që këtë herë i shtohet edhe ky bojkot. Disa prej familjarëve që janë paraqitur në gjykata gjatë të martës, janë shprehur se nuk e prisnin një gjë të tillë, por vendimi në bllok i avoketërve ka bërë që këto të fundit të dorëzohen përballë këtij fakti.

Trupat gjykuese janë të detyruara të marrin vendime për datat e reja të seancave gjyqesore ndaj të gjithë atyre të dënuarve apo qytetarëve që kanë një proçes në këto 4 ditë, për një datë të mëvonshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej