Historia e trishtë e Lear Kurtit! Babai adoptues bën rrëfimin e trishtë, e mori nga Shtëpia e Fëmijës kur ishte 2 vjeç, sot e kërkon në dyert e morgut

Një histori me fund të trishtë është ajo e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen gjatë natës në kryeqytet pas ndalimit nga Policia në një humbje jete në rrethana të paqarta. Në dëshminë që ka dhënë për gazetaren, Dorjana Bezat, babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues.

Ai e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyertë e morgut për ti parë trupin. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm.

Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën “Don Bosko”. Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.

Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej