Hodhi foshnjën në lumë, 32 vjeçarja nga Shkodra habit me dëshminë: Nuk kisha mundësi ta mbaja!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku 32 vjeçarja Orjana Gremi ka hedhur në lumin Kir foshnjën e lindur vetëm një javë më parë.

Mësohet se në datën 4 janar ajo ka lënë spitalin,  pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit. Ajo çka e bën më të rëndë është fakti se e reja nuk ka shfaqur pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici.

“Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj komisariat, duke mos dhënë më tepër detaje për aktin e rëndë. Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej