Hodhi tritolin nga dritarja e automjetit në lëvizje, zbulohet kush është autori i sulmit ndaj biznesmenit në Durrës! Pista ku po hetohet

Dardan Kadiu, 31-vjeç nga Burreli është autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në dyqanin e 58-vjeçarit Shaban Aga në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikti të mëparshëm mes tyre. Tashmë policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Aga ndodhej i vetëm në shtëpi, e cila ndodhet pranë dyqanit të tij ku ndodhi shpërthimi, në momentin e ngjarjes.

Ai u shpreh për mediat se me personin në fjalë ka pasur një debat disa muaj më parë, dhe në lidhje me këtë gjë i është drejtuar policisë.

Megjithatë, Aga theksoi se përgjatë këtyre muajve është bërë shënjestër e disa sulmeve të tjera ku ndër to dy herë me benzinë në automjetin e tij dhe dy herë me armë zjarri, por ende policia nuk ka arrestuar asnjë person.

Ai paralajmëroi se në rast se drejtësia nuk do të bëjë punën e saj, do të marrë masa ndaj autorëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej