Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.
Bëhet me dije se shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.
“Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.