Humbjet e mëdha në radhët e forcave ajrore, Putin “heq qafe” gjeneralin

Ukraina  ka bërë të ditur se Vladimir Putin ka “hequr qafe” shefin e forcave të tij ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë. Humbjet vlerësohet se kanë filluar të arrijnë në 50,000. Gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, thuhet se ka paguar çmimin numrin e lartë të viktimave mes radhëve të forcave ajrore.

Burime të pakonfirmuara  nga Ukraina, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa-s, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini e ka spostuar Serdyukov-in dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky, 53 vjeç, shef aktual i shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror që ka lindur në rajonin e Donetsk-ut.

Serdyukov-u u sanksionua nga Britania pasi u akuzua se kishte gjak ukrainas në duart e tij në vazhdën e tmerreve në Bucha.Nëse lajmet rezultojnë të jenë të vërteta, kjo ‘do të tregonte se Serdyukov po mbahet përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e mëdha midis njësive ruse [ajrore], veçanërisht në operacionet e hershme rreth Kievit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej