I biri u vra pas sherrit në lokal, i ati i 31 vjeçarit rrëqeth me fjalët: Kishim armik Serbinë, kurrë s’e mendoja se…

Visar Cengu, 31-vjeçari nga Kukësi që u vra një ditë më parë në Kosovë pas një sherri në lokal, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Një i afërm i tyre shkruan se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit të riut, ndërsa ka ndarë edhe një pjesë të fjalës nga babai i viktimës, Behar Cengu.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, mësohet të ketë thënë Behar Cengu.

I afërmi i familjes Cengu shkruan se 31-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri nga Franca për të festuar Vitin e Ri me familjen.

“Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit. Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhë për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.

Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.

‘Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë’ u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve”, shkruan i afërmi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej