I dënuar me 40 vite për vrasje, kush është shqiptari që u arratis nga burgu si nëpër filma (EMRI)

Bekim Memeti nga Tetova është i burgosuri shqiptar i cili arriti të arratisej mbrëmjen e kaluar nga burgu i Idizovës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari është dënuar gjashtë vite më parë me 40 vjet burg për vrasje.  Ai arriti të arratisej teksa ishte duke u transportuar nga burgu në spital.

Furgoni që po transportonte Mehmetin u ndalua nga disa persona të armatosur ku nuk munguan as të shtënat dhe si pasojë mbeti i plagosur efektivi i policisë.

Ky aksion i arratisjes ishte i planifikuar pasi këtë e tregon dhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes.

Hetimet janë shtrirë në dy pista. Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme. Sipas Alsat, burgu nuk ka dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej