I dënuar për vjedhje me dhunë, kush është 34-vjeçari që u nis me armë nga Tepelena drejt Sarandës për të vrarë ish-gruan dhe të dashurin e saj

Policia e Sarandës arriti të parandalonte një ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima.

Kleo Hysi, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka shkuar te ish bashkëshortja dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë me armë atë dhe bashkëjetuesin e saj.

34-vjeçari ishte nisur me armë nga Tepelena dhe ishte nisur drejt Sarandës, atje ku ndodhej edhe ish-bashkëshortja, të cilën kërcënonte se do ta vriste.

Mirëpo Hysi është një person i njohur për policinë, pasi në 2020 ka grabitur me dhunë shtëpinë e të moshuarit, Dhimitër Papa.

Ai i ka vjedhur atij 200 mijë lekë dhe për këtë ngjarje Hysi është arrestuar nën akuzën “vjedhjes me dhunë në bashkëpunim”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej