I gjithë stafi i bashkisë Shkodër do të jetë në protestën e 7 korrikut me detyrim

Demokratet do te protestojne ne 7 korrik ne kryeqytet, ne protesten e thirrur nga kryetari i PD Sali Berisha. Ne Shkoder ne krye te grupit te punes eshte vendosur kryetari i bashkise Bardh Spahia. Ky i fundit nuk ka vonuar te vihet ne levizje duke nisur punen organizative. I gjithe stafi i bashkise do te jete me detyrim ne proteste dhe secili prej tyre duhet te siguroje njerez per protesten.

“Duhet te jemi ne balle te protestes dhe te tregojme forcen qe Shkodra ka, prandaj nuk do te tolerohet asnje mungese”, mesohet te jete shprehur ai prane njerezve te afert. Bashkia Shkoder dhe institucionet e varesise do te verifikohen me lista per pjesmarrjen, ku secili drejtues drejtorie duhet qe te siguroje nje numer te caktuar protestuesish te cilet te jene ne shesh. Shkodres sipas burimeve i eshte vene nje target prej 5 protestuesish ne nivel qarku, ku barren me te madhe e mban bashkia Shkoder si e vetmja qe ka administrate lokale. Ne kete pike jo me kot eshte vendosur qe ne krye te grupit te punes te jete njeriu qe me lista do te siguroje pjesmarrje e “mbaje gjalle” shpresen e opozites ne Shkoder.

Historia e ka treguar qe ne 9 vitet e qeverisjes se Edi Rama, Shkodra ka qene nje prej bashkive qe ka mbajtur protestat me pjesmarrje te diktuar te administrates lokale. Histori qe po perseritet serish eshte me Sali Berishen kryetar te PD. Modele qe ngjajne me ate te Lulzim Bashes qe ne 8 vite deshtoi si kryetar i PD!/ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej