I hodhi granatë te këmbët dhe e qëlloi me armë/ 10 vite burg për shkodranin që tentoi të vriste të dashurën

Gjykata ka dënuar me 10 vjet burg të riun nga Shkodra, Fadil Likaj, i cili 25 shtator 2021 tentoi të vrasë në Vlorë, një të re me të cilën kishte rënë në dahsuri.

Treshja e gjyqtarëve kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Prokurorisë, duke deklaruar fajtor dhe dënuar fillimisht me 17 vjet heqje lirie të riun nga Shkodra.

Ky dënim është dhënë për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve” e municioneve dhe “Përndjekjes”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit është reduktuar në 10 vjet heqje lirie.

Fadil Likaj i kishte kërkuar takim vajzës në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, pasi nuk pranonte të ndahej dhe donte që të sqaroheshin. Për sqarimin i riu kishte marrë me vete edhe një pistoletë dhe dy granata dore. Pas një sherri me të renë, ai ka hedhur granatën tek këmbët e tij dhe të vajzës. Kur granata nuk ka plasur, ai e ka qëlluar me pistoletë. Djali është larguar fillimisht me vrap dhe më pas është neutralizuar ndërsa granata e dytë iu gjet nga policia në çantën që mbante me vete. Në dëshminë e tij 30-vjeçari tha se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte të renë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej