I kërkoi raporte s*ksuale në këmbim të një roli, aktorja e humorit Cubi Metkaj tregon publikisht emrin e regjisorit që e ngacmoi

Aktorja e humorit Cubi Metkaj ka zbuluar gjatë emisionit ‘Zemër Luana’ emrin e regjisorit që e kishte ngacmuar seksualisht në këmbim të një roli.

Në lojërat që luhen në atë program ishte aktorja tjetër e humorit, Rudina Dembecaj, e cila i kujtoi Cubit deklaratën që kishtë bër ëkohë më parë, ofertën për një projekt në këmbim të raporteve seksuale.

Pyetja për Cubin ishte “Sot duam të zbulosh emrin e personazhit apo regjizorit që të ka ngacmuar shumë pak seksualisht”, i tha Dembecaj aktores.

Cubi fillimisht hezitoi për t’a nxjerrë emrin, por në fund e bëri të ditur cili ishte regjisori që i kishte kërkuar raporte seksuale.

 “Përderisa nuk e kam thënë më parë këtë emër…ok, ok do ta them. Është regjizor filmi, është Xhoslin Rama”.

Përmendja e emrit të regjizorit nga Cubi u shoqërua me duartrokitje mbështetëse, sikundër kishte edhe nga ata që pyesnin se kush ishte ky emër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej