Sipas një denoncimi të mbërritur pranë ShkodraNews, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe po i rikthehet avazit të tij të përvitshëm. Ashtu si periudhat e tjera paraardhëse, i madhi i Malësisë së Madhe si menaxher i sprovuar që është, nuk ka më fonde për pagat e punonjësve.
Këtyre të fundit i kërkon të paguajnë taksat e bashkisë me shpresën që të bëhen lekët e pagave të këtij muaji. Gjithsesi, duket se mendon Marinaj, muajt e fundit punonjësit janë mësuar të mos e marrin rrogën por të presin fillimin e vitit të ardhshëm për t’i marrë të gjitha bashkë.
I madhi i Malësisë së Madhe do bënte mirë të mblidhte detyrimet e mbetura nga bizneset klienteliste dhe jo të vërë në siklet punonjësit që detyrohen të gjejnë lloj lloj justifikimesh në shtëpitë e tyre se u vjen turp të thonë që i madhi i Malësisë së Madhe i ka lënë pa rroga./ShkodraNews