I maskuar dhe me kallashnikov vodhi zyrën e firmës ndërtimit, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin kryesor të një grabitjeje me armë të ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dukat i Ri, ku dy persona të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë grabitën paratë në zyrën e një firme ndërtimi.

Në pranga u vu shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej