I mbijetoi atentatit me pesë plumba, ekzekutohet në Budva anëtari i klanit të njohur mafioz

Një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz “Skajlar”, Miliq Minja Shakoviç është ekzekutuar me armë zjarri rreth mesnatës së djeshme në Budva.

Sipas mediave malazeze, Shakoviç i kishte mbijetuar një atentati në vitin 2017, pasi u qëllua me pesë plumba në gjoks në qendër të Podgoricës, ku po priste për të marrë makinën e tij nga lavazhi.

Si pasojë e atentatit, mbeti i vrarë djali i pronarit të lavazhit, i cili nuk kishte asnjë lidhje me Shakoviç apo grupet kriminale.

Në fillim të marsit 2021, policia arrestoi një grup të organizuar kriminal prej pesë anëtarësh, i cili akuzohet për planifikimin e vrasjes së Shakoviç.

Për shkak të luftës mes klaneve, Shakoviç dilte shumë pak nga shtëpia dhe përdorte vetëm makinë të blinduar dhe shoqërohej nga truproja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej