I premtoi para dhe naftë për votat, GJKKO lë në arrest shtëpie mbështetësin e Partisë së Lirisë: Nuk mbaj mend asgjë, kam qenë i dehur

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kristo Agalliun, i cili i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Duros.

SPAK kërkoi të lihej në burg, mirëpo GJKKO vendosi që ta lënë në arrest shtëpie. Gjatë dëshmisë së tij Agalliu ka thënë se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë në gjendje të dehur.

“Nuk mbaj mend asgjë! Kam qenë duke pirë në lokal”, mësohet të ketë thënë ai.

Arrestimi i Kristo Agalliut u bë pas publikimit të një video ku së bashku me shtetasin Agron Duro bënin pazare për vota. Duro dhe Agalliu po komunikonin për për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra, nga të cilat 50 mijë do përdoren për naftë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej